Dosjet e bregdetit / Prokurorët e SPAK mësyjnë në Hipotekën e Vlorës

1 Minuta Lexim

Prokurorët e njesisë antikorrupsion, SPAK kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kadastrën e Vlorës. Raportimin e sjell “javanews” që konfirmon praninë e prokurorëve dhe kërkimin prej tyre të verifikimit të dosjeve që kanë të bëjnë me zonat bregdetare.

Kadastra e Vlorës ka pasur probleme të mëparshme me drejtuesit për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme.

Ndërkohë Policia në jug ka nisur prej muajsh operacionin “Bregdeti Ynë” për të shembur objekte pa leje dhe për të ndëshkuar përgjegjësit e tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull