Arrestohet në Itali ish-presidenti i Katalonjës

1 Minuta Lexim

Ish-Presidenti i Katalonjës në Spanjë, Carles Puidgemont, është arrestuar në Itali. Puidgemont u arrestua në aerportin Alghero në Sardenja të Italisë mbrëmjen e së enjtes.

Ndaj tij ka një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Spanja në lidhje me trazirat që ndodhën në Katalonjë në vitin 2017. Puidgemont akuzohet për krime kundër rendit dhe sigurisë publike.

Ai ndihmoi në organizimin e një referendumi të paligjshëm për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017. Pas votimit në atë kohë, Puidgemont u largua nga Spanja dhe tashmë jeton në Belgjikë.

Ish-Presidenti i rajonit të Katalonjës u ndalua nga autoritetet italiane mbrëmjen e së enjtes në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet spanjolle. Ai do të merrte pjesë në një festival folklorik katalanas. Presidenti i ri i Katalonjës, Pere Aragones e dënoi arrestimin e Puidgemont, duke e konsideruar persekutim të tij.

Ndërsa qeveria spanjolle tha se ndaj Puidgemont ka një proces të hapur gjyqësor që duhet të zbatohet për çdo qytetar të Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull