Zgjedhjet në Gjermani/ BE akuza të forta ndaj Rusisë për sulme kibernetike

1 Minuta Lexim

Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Komisioni Evropian ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në proceset demokratike evropiane. Në një deklaratë për mediat KE është shprehur se shtetet anëtare të BE-së, kanë vërjetur aktivitete kibernetike me qëllim të keq dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus.

Sipas komunikatës, thuhet se aktivitete të tilla janë të papranueshme pasi kërkojnë të kërcënojnë integritetin dhe sigurinë e tyre, vlerat dhe parimet demokratike dhe funksionimin thelbësor të demokracive.

Sipas BE -së, sulmet kishin në shënjestër “anëtarë të shumtë të parlamenteve, zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe anëtarë të shtypit dhe shoqërisë civile në BE duke hyrë në sistemet kompjuterike dhe llogaritë personale dhe duke vjedhur të dhëna”.

“Politikanët dhe zyrtarët gjermanë ishin në mesin e atyre që ishin në shënjestër të aktiviteteve kibernetike me qëllim të keq rus”, tha një zyrtar i BE-së për CNN të premten.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull