Gazetarja afgane që ka intervistuar talebanin në studio, ka bërë një rrëfim për BBC.
Behishta Arghand tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, pasi në kulmin e tensioneve ku talebanët po merrnin gjithçka, arriti të intervistonte një prej zyrtarëve të tyre. Teksa rrëfen këtë intervistim zëri i saj dridhet dhe tregon që është ende e tmerruar
“Po dridhesha, isha shumë e frikësuar sepse ishte hera e pashë nga afër një taleban, akoma dhe tani jam e tmerruar, jam akoma e frikësuar. Nuk kisha parë më parë oqean, Shqipëria është një qytet i bukur, kemi qenë në vende të bukura, por nëse Shqipëria, nëse e gjithë bota do të kthehej në një parajsë, nuk është e rëndësishme. Shpirti dhe zemra ime është ende në Afganistan.
Mesazhi im për Talebanët, ju mund të merrni të gjithë qytetin, por një ditë ju e dini që do të humbi një gjeneratë që është si një diamant, ata shkëlqejnë, ju humbisni një gjeneratë të fuqishme. Unë nuk doja kurrë që të lija vendin, unë kam humbur gjithçka, nga fëmijëria ime deri tani, kisha punuar për ëndrrat e mia, por tashmë gjithçka ka nisur nga zero. Më mungon shumë puna ime, e doja shumë punën time, thjesht dua që një ditë të kthehem pas”, tha ajo.
Ndërkohë BBC shkuan se Behishta Arghand është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri.
“Por Shqipëria apo e gjithë bota mund të bëhet parajsë, nuk është e rëndësishme për mua. Pasi zemra dhe shpirti im janë në Afganistan.” thotë ajo për kamerën e BBC.