“MIKËPRITJA” E BERISHËS NË VLORË, REAGIM KUNDËR KEQ-QEVERISJES RAMA

2 Minuta Lexim
Sali Berisha çdo ditë duhet t’u kërkoj vlonjateve një mijë here ndjesë për gjemën e ’97-tës dhe varret që akoma nuk janë mbyllur nga ai dështim dhe vit i mallkuar…
Nga Arben MALAJ –
Mbeshtetja e PD ne Vlore ne kete tur partiak te Berished nuk eshte dashuri per Berishen, por nje forme reagimi kunder keq qeverisjes se Rames sidomos ne qytetin ku ai, Kryeministri i vendit ishte edhe deputeti i tyre per tetë vite.
 Arroganca me te cilen ndikoi keq- qeverisjen e PS dhe bashkive ne qarkun e Vlores, hakmarrjet primitive kunder kryetareve te bashkise dhe deputeteve te Vlore, qeverisja e Bashkise me lejfeniste dhe mercenaŕe personal, nxitja e grindjeve dhe percarjeve ne parti dhe administrate, ndryshimi vetem ne kadaster i 15 drejtoreve pikerisht aty ku jane vjedhur mijra hektar toke kullota dhe troje, arroganca ne sjelljen me qytetaret dhe biznesin jo vetem gjate pandemise dhe, se fundi, caktimi si drejtues partie per interesa oligarkike i ministrit abuzues dhe shperdorues te taksave te shqiptareve edhe nepermjet deshtimeve dhe servilizmit te tij, ku vetem nepermjet vendimeve gjyqesore nderkombetare jane rreth 350 milion euro ose rreth 70 % e asaj qe vlonjatet dhe shqiptaret humben ne skemat piramidale , perbejne 7 faktoret thelbesore ne rrenjet e reagimit jo vetem te opozites ne Vlore.
Rama jo vetem nuk e nxori dot jashte politike Berishen por bashkeqeverisi me te qe prej 2008, kur ne harmoni ekzaltuese bashke-ndryshuan kushtetuten duke i bere kryetaret e partive, oligarke partiak ne sherbim perpjestimor me oligarket financiare.
Rama me modelin e tij qeverises ne PS dhe qeveri eshte oksigjeni “rilindes” i Berishes dhe arroganteve te babezitur ne politiken shqiptare.
Kjo do te mbetet trashgimia politike e Rames, trashgimni qe mandati i trete vetem do ta perkeqesoj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull