Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi pasi një ish-futbollist ka kryer një vrasje në gjakftohtësi të plotë si dhe ka plagosur 4 persona.
Sezer Ozturk , ish-lojtar i Fenerbahce, Besiktas dhe Leverkusen ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar. Mediat e huaja sqarojnë se gjithçka ndodhi për përparësinë në rrugë.
Sipas dëshmitarëve okularë, gjithçka ndodhi në pak minuta. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat.
Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, ra i vdekur nga plumbat , ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital. Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vetëdorëzuar në polici.