Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Skuraj.
Mësohet se si pasojë e përmbysjes së një automjeti, kanë mbetur të plagosura tre vajza.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.
Tre vajzat që po udhëtonin drejt Tiranës janë dëmtuar lehtë dhe janë nisur për mjekim në spitalin e Burrelit.