Ish Ministri i Brendshëm para Gjykatës së Lartë

1 Minuta Lexim

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, dalin sot para Gjykatës së Lartë.

Tahiri dhe Çela kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj. Ish-drejtori Çela i cili ndodhet në paraburgim nuk është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Lartë. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij. Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-covid.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull