Detaje/ Si u gjet në kanal i vrarë efektivi i policisë në Lezhë(FOTO)

1 Minuta Lexim

Saimir Hoxha është efektivi i policisë që u gjet sot i vrarë në qytetin e Lezhës.

Burime për Gazeta Shqip bëjnë me dije se punonjësi i uniformave blu është vrarë teksa ishte në krye të detyrës.

Ai ishte pjesë e patrullës për zbulimin e vendeve ku mbillej kanabis. 44-vjeçari u gjet i vdekur në kanal.

Policia deri tani ka një pistë dyshimi dhe ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se është autori i ngjarjes.

Mjeti që shihni në foto është makina tip “Ford Focus”, me të cilin po udhëtonte efektivi i vrarë Saimir Hoxha. Xhami i pasagjerit të makinës është i hapur, ndërkohë që nuk dihet, nëse efektivi është qëlluar brenda mjetit të tij, e më pas është hedhur nga atentatorët në kanal.

Apo nëse xhami është thyer gjatë përplasjes me armë zjarrit që dyshohet se Hoxha ka pasur me personat që kanë qëlluar ndaj tij. Deri më tani dihet se Hoxha kishte dalë për të kontrolluar zonën për kanabis.

Vrasja e policit Saimir Hoxha! Detajet e Reja: Xhami i pasagjerit ishte i hapur,

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull