Anila Hoxha zbulon si u vra polici në Lezhë: Nga asgjësimi i kanabisit, tek sherri në rrugë

2 Minuta Lexim

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur me detaje krimin e ndodhur sot në Lezhë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Saimir Hoxha.

Gazetarja e Top Channel deklaroi se policia e Lezhës, mori dje informacion për një parcel me kanabis. Referuar informacionit, sipas gazetares, sot drejt parcelës, të cilën e asgjësuan, u nisën tre efektivë të policisë së Lezhës, mes tyre nënkomisari i vrarë, shefi i krimeve dhe specialisti i zonës. Pasi asgjësuan kanabisin, policët u përballën në rrugë me tre të rinj, mes tyre edhe vrasësi 21-vjeçar.

“Dje i është përcjellë policisë së Lezhës informacion për një parcelë në këtë zonë. Policia ka përpiluar një plan masash dhe u vendos që të shkonte në vendngjarje Saimir Hoxha dhe 2 të tjerë. Të tre nuk ishin me uniformë, kanë asgjësuar mbi 100 rrënjë kanabis. Pasi asgjësuan kanabisin, në kthim, automjeti ndeshet me një automjet tjetër, në të cilin qarkullonin tre persona. Oficerët i bëjnë me shënjë automjetit të ndalojë, i cili ishte rreth 500 m larg parcelës së kanabisit. Shefi i Krimeve, Leonard Palushi ndalon drejtuesin e mjetit dhe i kërkon dokumentet. Specialisti i zonës kontrollon pasagjerin e parë, ndërkohë personi i tretë, vrasësi, nuk zbret nga automjeti. Në këtë moment Saimir Hoxha i drejtohet automjetit, për tek personi i tretë dhe i kërkon të zbresë nga makina.

“Unë nuk jam për kontroll”, iu përgjigj Aldi Rama, i cili më pas nxori armën dhe vrau policin. Dy shokët e vrasësit kanë deklaruar se kanë udhëtuar drejt kësaj zonë për të pirë kanabis dhe nuk e denim se shoku ynë kishte pistoletë”, tha Anila Hoxha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull