Einxhel Shkira, ka pasur një reagim të fortë ndaj medias mbrëmjen e shkuar.
Ajo në Instagram Story ka shkruar statuse të gjete dedikuar ‘injorancës mediatike’ dhe sesi çdo gjë bëhet për klikime.
“Injoranca dhe negativiteti po i mbyt shqiptarët. Se di kur do vij dita të merren me punët e veta, të shohin problemet reale dhe mbi të gjitha kur do vij dita të lënë rehat tjetrin…E keqja më e madhe është kur këtë injorancë se ke vetëm mes njerëzve të rëndomtë e të pashkolluar, por dhe midis intelektualëve tanë të dashur e masivisht në media. E gjen te ata që dalin aty çdo ditë demek për popullin, demek për t’ju informuar dhe mbrojtur nga padrejtësitë, por ndërkohë hipokrizia dhe fallciteti i tyre është i neveritshëm. E gjen te ata që kanë shitur mend…n për një copë status e një copë rrogë në fund të muajit”, shkruan ajo ndër të tjera në këtë story
Më pas Einxhel e pason me një story tjetër ku shkruan:
“E nëse ndonjëherë ndonjëherë pyesni veten pse janë bërë të rëndomtë ekranet tona, përgjigja është klikimet. Kanë shitur fytyrën, cipën, moralin, mend…n për hir të ca klikimeve të qelbura.
Me situata sherri, l.shi, ofendimesh, bastardimesh, sepse kështu ushqejnë me informacion dhe argëtim masën injorante…”, shkruan ndër të tjera Eixhel.