Raportet lidhur me rritjen e të gjitha çmimeve, por sidomos të produkteve bujqësore janë tregues alarmuese për çdo qeveri të përgjegjshme, ndaj nuk ka kohë për të humbur, pasi inflacioni do të jetë një goditje e rendë për shtresat e varfëra…
Nga Arben MALAJ * –
Bankat qendrore kanë pak ose shumë pak hapesira reale per politikë monetare dhe instrumente të ndryshme të politikës monetare, pa cenuar rritjen ekonomike, duke ushqyer keshtu nje cikel te zhvillimeve jo pozitive monetare, ekonomike, financiare dhe politike.
Inflacioni teorikisht eshte nje tatim indrekt per shtresat e varfera dhe klasen e mesme – prandaj:
Duhet urgjente te qartesohen politikat dhe instrumentat konkrete te qeverise edhe nen mbikqyrjen e parlamentit per nje sistem te mbrojtjes sociale sa me konkrete, efektiv dhe i drejte. Qe nuk hedh ne zjarrin e varferise dhe pamundesise per jetese asnje shqiptare.
Barra e rritjes se cmimeve nuk mund t’ju transferohet vetem konsumatoreve pasi varferimi i metejshem i tyre do te sjell tensione sociale dhe instabilitet politike qe e thellon dhe nuk e zgjidh krizes,
“Lufta mediatike patriotike” kunder bzineseve qe preken nga zinxhiri i rritjes se cmimeve – eshte varferonjese si ne aspektin morale dhe ne aspektin financiare per bizneset dhe konsumatoret.
Qeveria duhet te ristrukturoi te gjithe prioritetet e buxhetit 2022 dhe 2022-2025 – duke mos celur asnje projekt te ri te Partneriteteve publike private preferenciale dhe oligarkike (4PO).
FMN dhe BB kane kohe qe i kerkojne qeverise Rama edhe publikisht – (a) reduktoni projektet e medha dhe (b)ndertoni dhe konsolidoni sistemin e mbrojtjes sociale. IFN bazuar ne abalizat e ketij sistemi ndaj termetit dhe pandemise e konsiderojne te dobet dhe jo efektiv.
Qeveria duhet te spostoj ne kohe projektet e medha dhe me kosto te renda ne infrastrkture si investime direkt te buxhetit, pa gara , pa transparence, pa burime financiare mikse nga Bankat e zhvillimit.
Permiresimi i infrastrktures se renduar shqiptare nuk mund dhe nuk duhet te behet vetem me borxhet e rritura ne menyre te pa kontrolluar. Kjo edhe per shkak te kapjes se shtetit nen influenca te qarta korruptive dhe oligarkike.
Qeveria duhet te rrit personelin shkencore dhe kerkimin shkencore ne fushen e ekonomise se gjelber dhe ekonomise te dijes.
Koha nuk pret – ekonomia shqiptare e bazuar tek krahu i lire i punes dhe eksportimi i mineraleve te pa perpunuara – nuk garanton zhvillim ne rritje te qendruedhem dhe te drejte dhe as rezistente ndaj goditjeve te jashtme por importim te krizave kudo ku ato ndodhin.
Rritja cmimeve buqjesore mund te jete nje kosto per konsumatoret por edhe nje mundesi per rritjen e bujqesise moderne e cila rrit rendimentin disa here ne siperfaqe edhe me te vogla.
Ulja apo perjashtimet tatimore krijojne humbje te renda buxhetore. Nga keto ulje pefitojme padrejtesisht edhe ne qe kemi te ardhura me te larta.
Politikat mbrojtese te shtresave me te prekura nga inflacioni dhe papunesia ‘ duhet te fokusohen kryesisht tek politikat rishperndarese ne krahun e shpenzimeve.
Te adhurat shtese nga TVSH per shkak te rritjes se cmimeve – duhen perdorur jo per te mbyllur gropat e zeza ne buxhetitn e shtetit por si burime shtese per mbrojtjen sociale, cka krijon kohesion dhe solidaritet, redukton tensionet sociale dhe njekohsishte i qarkullon me shpejte parat e ndihmes sociale ne ekonomi. Shpejtesia e qarkullimit te parase eshte nje ndicator i rendesishem ne gjallerimin apo ngadalesimin e ekonomise.
Cdo debat ” patriotik, idelologjiko-partiak dhe dhe sherre-prodhues nderpartiak ” per kete krize qe po ofrohet me shpejtesi – eshte nje kosto e rende per konsumatoret shqiptare, per te varferit dhe klasen e mesme te cilet do te goditen me shume dhe me shpejte.
Nuk na duhet “partriotizem analfabetik”, as debate thellesisht ideologjike – duhet pergjegjesi e perbashket per politikat dhe zgjidhjet me te mira qe reduktojne forcen goditese varferonjese te inflacionit ne rritje te larte dhe te shpejte, ndaj shtresave me te varfera dhe klases se mesme dhe sidomos na duhet vixioni per nje ekonomi vibrante e bazuara tek ekonomia e gjelber, agrotech, ekonomia e dijes dhe digitalizimin real ne cdo cep te vendit si nje mundesi e re per te rritur barazine e mundesive per cdo shqiptare.
Agresiviteti politik per cdo arsye eshte nje rritje e inflacionit politik qe ushqen rritjen e varferise tek shqiptaret si ne shpresat e tyre, ne te ardhura e tyre edhe ne jeten e tyre te perditeshme.
Me poshte do te gjeni te renditura si nga analizat dhe treguesit paralajmerues te krizes se ushqimeve ne bote, e cila ne Shqiperi mund te reduktohet dhe kufizohet vetme nqs fillon menjehere mbrojtja sociale dhe fokuumi i politikave dhe i ri alokimi i miliardave nga projektet e shtrenjta drejte ekonomisete gjelber te bazuar ne teknologjite moderne dhe ne ekonomine e dijes qe cdo kush te mund te identifikoj burime potenciale te ardhuarsh edhe ne tregjet globale te mallrave dhe sherbime sidomos ne ate te IT-se.
Raporti i Oxfam pasoi paralajmërimet nga OKB javën e kaluar se çmimet e ushqimeve ka të ngjarë të arrijnë nivele të reja në javët e ardhshme, duke shkaktuar trazira në vendet në zhvillim. Çmimi mesatar global i drithërave u rrit me 71% në një rekord të ri nga viti në prill të muajit të kaluar.
Shkalla mesatare e rritjes së rendimenteve bujqësore është përgjysmuar që nga viti 1990 dhe do të bjerë edhe ne dekadën e ardhshme.
Çmimi mesatar i ushqimeve bazë do të dyfishohet në 20 vitet e ardhshme, duke çuar në një përmbysje të paparë në zhvillimin njerëzor, ka paralajmëruar Oxfam.
Njerëzit më të varfër në botë, të cilët shpenzojnë deri në 80% të të ardhurave të tyre të ushqimit, do të goditen më shumë sipas bamirësisë.
Ai tha se bota po hyn në një epokë të krizës së përhershme të ushqimit, e cila ka të ngjarë të shoqërohet me trazira politike dhe do të kërkojë reformë rrënjësore të sistemit ndërkombëtar të ushqimit.
Hulumtimi parashikon se çmimet ndërkombëtare të prodhimeve kryesore si misri mund të rriten deri në 180% deri në vitin 2030.
* Autori ka shërbyer si Ministër i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë socialiste, për disa legjislatura ka qenë deputet, aktualisht është Profesor Universiteti dhe ekspert i fushës së ekonomi-financave.