E moshuara gjendet e pajetë pranë kazanëve të rakisë, dyshohet nëna e peshëngritësit kampion

1 Minuta Lexim

Gjendet pajetë pranë banesës një 75-vjeçare. Në morgun e Sarandës është dërguar një grua e moshuar që ka ndërruar jetë 3-4 ditë para se të zbulohej kufoma e saj.

Gruaja e pajete, e moshuar rreth 75 vjeçe, është gjetur pranë kazanëve të rakisë pranë shtëpisë së saj në Himarë.

Dyshohet se ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej. Zonja dyshohet se është nëna e peshngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull