Tronditet këngëtarja e njohur, sulmohet nga derrat e egër në Barcelonë

2 Minuta Lexim

Ylli i muzikës pop Shakira thotë se ajo ishte viktimë e një sulmi të rastësishëm nga një çift derrash të egër, teksa po shëtiste së bashku me djalin e saj tetëvjeçar në një park të Barcelonës.

Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët i morën çantën dhe u futën menjëherë në thellësi të pyllit. Ajo ndau ndodhinë e pakëndshme përmes një seri tregimesh në Instagram të mërkurën.

Duke treguar çantën e shkatërruar dhe të shqyer drejt kamerës, ajo tha: “Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park ma kanë lënë çantën”.

“Më morën çantën bashkë me celularin brenda dhe u futën në pyll. Shikoni si kanë shkatërruar gjithçka”, tregoi ajo.

Më pas, në video këngëtarja i drejtohet djalit tetëvjeçar, Milan, babai i të cilit është Gerard Pique. “Trego të vërtetën Milan, thuaj se sa e guximshme ishte mamaja jote”.

Shakira është viktima e fundit e derrave të egër gjithnjë e më agresivë që kanë pushtuar kryeqendrën katalanase vitet e fundit.

Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata ku derrat e egër sulmonin qentë, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet. Fenomene të ngjashme po shfaqen tashmë edhe në Romë.

Derrat e egër, që janë bartës të një morie të madhe sëmundjesh, janë të listuar ndër speciet më invazive në botë dhe mund të mbijetojnë në pothuajse çdo mjedis. Numri i tyre ka shpërthyer në të gjithë Evropën, me vlerësimet e fundit që tani tejkalojnë rreth 10 milion në të gjithë kontinentin.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull