Më shumë deputetë imigrantë në parlamentin gjerman

7 Minuta Lexim

Bundestagu i sapozgjedhur ka 735 anëtarë, më i madh në numër se i pari, por edhe më i larmishëm. Është shtuar numri i deputetëve që kanë prejardhje migrimi. Ky është një shans.

Kur Armand Zorn (fotografia) hyri për herë të parë në sallën plenare të Bundestagut gjerman, ai ndjeu përulësi: “Tani kam përgjegjësi të  veçantë”, thotë ai, “por jam i vetëdijshëm”. Zorn ka ardhur në Gjermani nga Kameruni, në moshën dymbëdhjetë vjeçare, dhe prej tri ditësh është deputet në Bundestag për Partinë e tij Social Demokratike (SPD).

Zorn është njëri nga 735 deputetët që hynë në parlamentin federal (Bundestag) pas zgjedhjeve  të zhvilluara të dielën e kaluar, më 26 shtator 2021. Sipas platformës “Mediendienst Integration”, Bundestagu i ri ka mbi së paku 83 deputetë me të ashtuquajtur “sfond migrimi”.  Kjo do të thotë se ose ata, ose së paku njëri prej prindërve të tyre nuk ka shtetësi gjermane që nga lindja.

“Ne shohim një zhvillim pozitiv për sa i përket diversitetit, i cili përfaqësohet në Bundestag,” thotë për DW, Deniz Nergiz, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit Federal të Imigrimit dhe Integrimit: “Më interesantja është se ndër deputetët me sfond migrimi tani ka më shumë afro-gjermanë dhe turko-gjermanë”, thotë Nergiz.

Partitë e majta me më shumë larmi

Sipas Mediendienst Integration, së paku 83 deputetë, pra 11,3 përqind e deputetëve në Bundestagun e ri kanë prejardhje migrimi, pra, së paku njëri prej prindërve ka pasur një shtetësi jo-gjermane. Një përqindje kjo e rritur dukshëm në krahasim me legjislaturën e mëparshme, kur Bundestagu kishte vetëm 8,2 përqind deputetë me prejardhje mërgimi.

Sikurse në legjislaturën e mëparshme, partia më e hapur ndaj imigrantëve vijon të jetë “E majta”, Die Linke, ku 28,2 përqind janë me prejardhje imigracioni. Grupi parlamentar CDU / CSU, sikurse edhe një vit më parë, vjen i fundit: Këtu vetëm  4,6 përqind e deputetëve kanë një prejardhje imigracioni, por – edhe këta – dyfish më shumë në krahasim me legjislaturën e mëparshme (2,3%).

Kjo përbërje prej 11,3 përqind rezulton më e lartë se përqindja e kandidatëve me sfond migracioni, që sipas Mediendienst Integration ishte 9,6. numri i tyre  Në listat e kandidatëve kësaj here bënin  pjesë edhe katër kandidatë me prejardhje shqiptare, përkatësisht tre nga Kosova dhe një nga Shqipëria, por askush prej tyre nuk arriti të fitonte një ulëse në Bundestag.

Më shumë hapësirë për imigrantët

SPD-ja e Armand Zorn-it është në vendin e dytë në këtë listë: 17 përqind e kolegëve të tij parlamentarë kanë gjithashtu një histori migrimi, një përqindje kjo gati e dyfishuar në krahasim me legjislaturën e mëparshme, ku imigrantët socialdemokratë përbënin afro 9 përqind. Zorn nuk habitet: “Kam përshtypjen se kjo është fryma e kohës. Të gjitha partitë duhet të hapen. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi, por besoj se palët e kanë kuptuar këtë.”

Salla plenare e BundestagutSalla plenare e Bundestagut.(Foto nga arkivi) Këtej e tutje pritet të ketë më shumë deputetë me prejardhje migracioni

Deniz Nergiz, e cila ka shkruar tezën e doktoratës rreth politikanëve me prejardhje mërgimi, mund ta konfirmojë këtë: “Partitë kanë krijuar më shumë hapësirë ​​për njerëzit me prejardhje migrimi.

Dhe këtë herë partitë jo vetëm që i vendosën ata si kandidatë të drejtpërdrejtë, por u kanë dhënë atyre vende më premtuese në listat e landeve, gjë që natyrisht ua bëri më të lehtë hyrjen në parlament”. Vitet e mëparshme kjo ka qenë ndryshe. Kandidatët me sfond migrimi përfundonin zakonisht në fund të listave të landeve, dhe kishin pak mundësi të hynin në Bundestag.

Më shumë mundësi dhe më shumë njohje

Armand Zorn ka pasur një fushatë zgjedhore të gjatë dhe të mundimshme. Ai ka qenë në terren dhe ka takuar shumë familje duke trokitur derë më derë. Në zonën e tij elektorale (Frankfurt I) në Frankfurt mbi  Main, arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë – kundër një konkurrenti të CDU-së. Ashtu si kandidati i të Gjelbërve Omid Nouripour në zonën e dytë zgjedhore në Frankfurt.

“Është një shenjë e mirë për Frankfurtin, por edhe për Gjermaninë. Omid Nouripour ka ardhur në Gjermani nga Irani, në moshën 13-vjeçare, unë nga Kameruni si 12-vjeçar,” – thotë Zorn. “Besoj se të dy jemi krenarë që kemi arritur të zgjidhemi direkt nga elektorati në vitin 2021, por jemi edhe të përulur”.  “Kjo na jep një ndjenjë sigurie për të ardhmen, sepse tregon se shoqëria jonë është një shoqëri e larmishme ku nuk ka rëndësi nga vjen, por se ku shkon.”

“Ngjyra e lëkurës nuk kishte rëndësi”

Ai ka pasur shumë përvoja pozitive në javët e fundit, thotë Zorn: “Gjatë fushatës zgjedhore, gjithashtu më dukej shumë mirë që fokusi nuk ishte në ngjyrën e lëkurës sime, por tek unë si person dhe kompetencat që sillja. Duhet t’u përgjigjesha pyetjeve që kishin të bënin me digjitalizimin, politikat ekonomike dhe financiare dhe ato çfarë duhet të zbatoja”

Deutschland Omid Nouripour (Bündnis 90/Die Grünen) im BundestagOmid Nouripour

Në thelb, është e rëndësishme që politikanët me një histori migrimi të mos shihen vetëm si të prekur, thotë sociologia Nergiz, por si “politikanë krejtësisht normalë gjermanë me kompetenca në fusha të ndryshme”.

Nga ana tjetër janë pikërisht këta deputetë ata që kontribuojnë për një ndjeshmëri të ndryshuar ndaj çështjeve të caktuara, si për shembull ndaj refugjatëve.  “Sepse ata do të sjellin përvojën e tyre ndryshe dhe do të bëjnë  që ndryshe të trajtohen në Bundestag çështje të tilla, si kushtet e jetesës në strehimore azilkërkuesish, kur aty do të ketë njerëz që kanë jetuar në kushte të tilla, thotë Nergiz./DW

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull