Ardjan Çollaku (Subashi) është viktima i mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit pas të shtënave me armë që tronditën vendin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Balldre, ku menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore.
Pak metra nga vendi i krimit është gjetur edhe një automjet i djegur.
48-vjeçari i vrarë nuk është emër i panjohur për policinë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur krimin dhe për të kapur autorët.