Ndërkohë që Sllovenia po bëhet gati të ngrejë siparin e Samitit që ka në qendër të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, dy nga vëndet pjesëmarrëse Franca dhe Hollanda shprehen ende skeptike për zgjerimin e BE.
Sipas agjencive të ndryshme perëndimore, liderët e vëndeve pjesëmarrëse në Samitin që starton ditën e nesërme, 06 tetor, BE-së pritet të firmosin dokumenitn që mbështet zgjerimin, por do e kushtëzojnë atë me reformat brenda vetë unionit.
Në këtë unison qendrimi, duke cituar diplomatë europianë, agjencitë e huaja theksojnë se ka ende skepticizëm nga Franca dhe Holanda, dy vende këto që e refuzojnë propozimin e Sllovenisë për integrimin e gjithë rajonit në BE brenda vitit 2030, me arsyetimin se nuk mjafton koha për reformat e kërkuara.
Sipas diplomatëve, Parisi ka rezerva për zgjerimin e shpejtë të Bashkimit Europian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi mund të ndërlikohej më tepër procesi i vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, mbetet shqetësimi se vakumet në rajon do të ftonin rivalët e Perëndimit, si Turqinë, Kinën e Rusinë.
Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë të martën në mbrëmje një takim joformal në Bwrdo të Sllovenisë, ndërsa ditën e mërkurë do të diskutohet për perspektivën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Beogradi dhe Podgorica i kanë hapur më parë negociatat për anëtarësim; Tirana dhe Shkupi janë në pritje të vendimit pozitiv nëse Bullgaria do të heqë dorë nga vetoja për Maqedoninë, ndërsa Kosova dhe Bosnja mbeten vende kandidate për t’u bërë pjesë e familjes europiane.