Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

8 Minuta Lexim

Nga Angela Giuffrida, Kate Connolly & Jon Henley-

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qetë, për të drejtuar kontinentin në kohën e ngritjes të së djathtës ekstreme, gjatë një përgjigje të gabuar ndaj krizës së emigrantëve, dhe natyrisht Brexit. Me mbylljen e epokës Merkelvendin e saj mund ta zërë një udhëheqës tjetër evropian. Ja cilët janë 3 pretendentët kryesorë:

Mario Draghi

Një nga vlerësimet më të mëdha të udhëheqjes së Mario Draghi erdhi nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë një vizite që zhvilloi në qershor në Romë. Duke e përshkruar si një maestro ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane, Sanchez tha: Sa herë që Draghi flet në Këshillin Evropian, ne të gjithë heshtim dhe dëgjojmë. Dhe kjo nuk është diçka që ndodh shpesh”.

Draghi, i emëruar kryeministër i Italisë në shkurt të këtij viti, ka pasur një ndikim të ngjashëm  grupin e partive politike që përbëjnë koalicionin e tij të gjerë, ku secila ka kontestimet e veta mbi një sërë çështjesh të vështira, përfshirë futjen në përdorim të pasaportës  vaksinës anti-Covid.

Po ashtu Draghi i ka bërë përshtypje elektoratit italian, duke rezultuar aktualisht në sondazhe si udhëheqësi më i vlerësuar në vendPra shumë larg asaj me të cilën janë mësuar italianëtQeveria Draghi pati sukses me programin e vaksinimit ndaj Covid-19, ka ringjallur ekonominë italiane, dhe ka ndërmarrë masa të zbatueshme për të kontrolluar infeksionet e reja me koronavirus.

Për më tepër, Draghi ia ka dalë të çojë përpara një reformë të kontestuar në sistemin drejtësisë, një kusht ky që duhet të plotësojë Italia  të sigurojë pjesën më të madhe të fondit të rimëkëmbjes nga pandemia të dhënë nga Bashkimi Evropian.

Gjërat duhet të bëhen pasi kështu duhetdhe jo që të kemi një rezultat të menjëhershëm, edhe nëse ato janë jopopullore”,- deklaroi Draghi gjatë muajit të kaluar. Pragmatik, i qetë, vendimtar dhe pa drojë për t’i thënë gjërat ashtu siç janë, për disa nga njerëzit që punojnë me të, Draghi, i respektuar jashtë vendit po aq sa edhe në shtëpi, është kandidati më i fortë për të zënë vendin e Merkelit si udhëheqësi de fakto i Evropës. “Ne kemi figurën më të spikatur,dhe ai është Mario Draghi”, -deklaroi Giancarlo Giorgetti, Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik.

Olaf Scholz

Politika evropiane nuk luajti gati asnjë rol në fushatën zgjedhore në GjermaniKjo ndoshta ka të bëjë  shumë me faktin se përkundër dallimeve në politikat midis partive, që tani po negociojnë për një pozicion në qeverinë post-Merkel, në Evropë çdo parti kryesore është pak a shumë në të njëjtën qasje: Gjermania ka nevojë për BE, më shumë sesa BE-ja ka nevojë për Gjermaninë.

Nëse Scholz do të ketë sukses në krijimin e një qeveri  koalicionit dhe bëhet kancelar, nuk ka shumë të ngjarë  të ndryshojë mënyrën e qeverisjes. Roli i tij si Ministër i Financave nën qeverinë Merkel – përgjegjës për menaxhimin e ekonomisë – dhe kontributi i tij qendror në krijimin e fondit të BE-së për rimëkëmbjen nga koronavirusi prej 750 miliardë eurosh, përforcoi angazhimin e tij ndaj bllokut.

Ai e quajti fondin “një sinjal të qartë për solidaritetin dhe forcën e Evropës”teksa në të njëjtën kohë i dërgoi mesazh gjermanëve se një rimëkëmbje e fuqishme në Evropë, ishte një parakusht thelbësor për të siguruar edhe lulëzimin ekonomik të Gjermanisë.

Scholz mund të jetë nën presion për të marrë një rol udhëheqës mbi çështje të tilla si krijimi i një politike mbi emigrantët të bazuar tek solidariteti-ku Merkel dështoi – si dhe sfidën e nxitjes së reformës mjedisore dhe harmonizimin e saj me rritjen ekonomike. Sholz është më shumë një pragmatist sesa një vizionar. Por kjo ka më shumë të ngjarë  t’i qetësojë sesa shqetësojë homologët e tij të ardhshëm.

Emmanuel Macron

Macron ka prezantuar vizionin e tij mbi Evropën që kur u zgjodh president, duke argumentuar në mënyrë të përsëritur që nga fjalimi i tij madhor në Universitetin e Sorbonës vitin 2017, se BE-ja duhet  t’i adresojë dështimet e saj: Sipas fjalëve të tij, unioni është aktualisht “shumë i dobët, shumë i ngadaldhe tejet joefikas.

Propozimet e tij – një mbrojtje e integruar e BE-së, reforma në eurozonë, një politikë e përbashkët e azilit, një taksë dixhitale – kanë ecur pak përparapasi janë penguar pjesërisht nga një koalicion gjerman i paralizuar dhe nga instinktet e kujdesshme konsensuale të Angela Merkel.

Por pak analistë besojnë se largimi i kancelares do t’i hapë rrugë presidentit ambicioz, të paduruar dhe nganjëherë arrogant të Francës që t`i zënë menjëherë vendin. Shumica e tyre thonë se asnjë udhëheqës nuk do të mund të krahasohet me ndikimin që pati Merkel në kulmin e saj.

Në vazhdën e krizës së këtij muaji me SHBA-në, Australi dhe Britaninë e Madhe për marrëveshjen e sigurisë AUKUS, e cila i kushtoi Francës një kontratë për prodhimin e disa nëndetëseve prej një shume prej dhjetëra miliarda eurosh, ai edhe një herë kërkoi një autonomi më të madhe evropian, në një kohë që Kina po ngrihet dhe kur SHBA po rifokusohet në Azi.

Pas tërheqjes kaotike të Perëndimit nga Afganistani dhe polemikave mbi AUKUS, më shumë udhëheqës të BE-së mund të jenë tani më të gatshëm  të bien dakord që unioni duhet të jetë më pak i ndërvarur nga Uashingtoni.

Por pak prej tyre do të donin të rrezikonin të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike, dhe ideja e një ushtrie  BE-së është ende shumë larg përmbushjes. Se sa do të ketë sukses

Macron në çuarjen përpara të axhendës së tij, kjo do të varet kryesisht nga suksesi i presidencës gjashtëmujore të Francës në BE, e cila nis në janar, dhe natyrisht edhe nga sigurimi i rizgjedhjes së Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të prillit të vitit tëardhshëm.

Ai do të përpiqet me siguri  të marrë mantelin e Merkelit. Por për ta arritur këtë gjë do të ketë nevojë për partnerë, dhe duhet te jetë ndërkohë i gatshëm për kompromise dhe konsensus:shenja dalluese këto të Merkel, por deri më tani jo për Macron./BOTA.AL-“The Guardian”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull