Greqia zbut masat: Nga sot, rikthehen në jetën normale të gjithë të vaksinuarit

1 Minuta Lexim

Duke filluar nga sot, jeta e përditshme në Greqi për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër Covid do të ndryshojë. Të vaksinuarit do të jenë në gjendje të lëvizin pa maska, të shkojnë në restorante dhe në bare.

Ndërsa në zonat ku lejohen të futen edhe të pavaksinuarit, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme, madje të pavaksinuarit do të duhet të kenë një test negativ. Masat do të jenë në fuqi për 15 ditë, deri në një njoftim të dytë.

Në vende të tilla si kafene, restorante dhe bare, jeta e qytetarëve do të rikthehet në normalitet, pasi ata do të jenë në gjendje të argëtohen pa kufizime. Por në të gjitha ambientet e brendshme, personeli duhet të jetë i vaksinuar ose të ketë një test negativ dhe të mbajnë maska.

Greqia ka regjistruar 673,317 raste dhe 15,069 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull