Policia angleze publikon listën/ Kush janë pesë shqiptarët më të kërkuar (Emrat)

1 Minuta Lexim

Policia angleze ka përditësuar listën e personave “Wanted” ku mes tyre janë edhe disa shtetas shqiptarë. Për kapjen e tyre është kërkuar ndihma e publikut.

I pari në listë është Reneo Shehu i lënë i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Crown Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge të klasit A Kokainë.

Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën e Canterbury në Jug të Anglisë.

Androen Lafetaj ishte pjesë e grupit të Reneo Shehut, në grabitjen e kësaj shtëpie e cila besohet se përdorej për rritje kanabisi.

Lafetaj është dënuar në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armë mbajtje pa leje përfshi posedim të lëndës narkotike Kokainë.

Shpëtim Rexhepi kërkohet policia e zonës së Devon për thyerje të lirisë me kusht.

Fasli Gjajxha kërkohet për krime që lidhen me emigracion e jashtëligjshëm.

Ndërsa Sidorel Deshkaj i liruar nga burgu me kusht ka thyer kushtet e kësaj lirie dhe kërkohet të rikthehet për të vuajtur dënimin e mbetur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull