4 të plagosur/ Si nisi sherri i dhunshëm në mëngjesoren te shkolla ‘Çajupi’ në Tiranë

1 Minuta Lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri masiv që ndodhi sot pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë.

Nga vendngjarja se sherri kishte nisur mes dy mësuesve të shkollës së mesme, të cilat ndodheshin në këtë biznes dhe më pas konfliktit i janë bashkuar edhe të afërmit e tyre, për të vijuar gjatë mëngjesores.

Ndonëse përplasja si fillim kishte qenë verbale, personat në fjalë nisën që të konfliktoheshin me sende të forta dhe për pasojë 4 prej tyre përfunduan me lëndime në spital. Një prej këtyre personave, pasi kishte kërcënuar disa herë, kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte qëlluar disa erë në ajër.

Kjo skenë ka shkaktuar panik te banorët, ndërkohë që zona është mjaft e populluar për shkak edhe të bizneseve që gjenden përgjatë rrugës, por edhe të orarit ku në shkollë kishte nisur edhe mësimi dhe kishte prani të nxënësve.

Fatmirësisht për parandalimin e përshkallëzimit të situatës ka ndërhyrë policia, e cila bëri dhe shoqërimin e dy personave në komisariat. Po ashtu u sekuestrua dhe arma e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull