Në Shqipëri ndodhet shefi i kompanisë së vaksinave “Pfizer”, Albert Bourla. Paraditen e sotme i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, ai ka qenë në QSUT, ku ka parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave.
“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje” tha Edi Rama.