Meqë inati na mban gjallë

1 Minuta Lexim

Nga Dashnor KOKONOZI-

Dikush foli me shumë pesimizëm për mundësinë që politikanët të mendojnë ndonjëherë për të lehtësuar jetën e shqiptarve duke ndërtuar metronë e Tiranës.
Ose ai ose unë nuk e kemi kuptuar mirë si funksionon mendja e politikanve në Shqipëri.
Duhen vënë në sedêr.
Nëse nuk duan të ndërtojnë metronë për shqiptarët, ka edhe nje shans tjeter; ata duhet ta ndërtojnë për inat të sërbve.

Metroja e Beogradit filloi rreth një vit më parë më duket dhe nuk po ecën keq (me ritme dhe korrupsion ballkanik, por ka edhe një bashkëpunim të huaj).
Venia zyrtarisht në shërbim është parashikuar më 2023. (Shto edhe ndonjë vit nga xhepi, por dikur do të mbarojê)

Në rastin tonë, nuk bëhet fjalë për ambicje politikanësh që duan të kujtohen për një të mirë që i lënë komunitetit, por të paktën shpresoj se ekziston ende ajo ndijesia që quhet sedër, apo edhe turpi që shfaqet kur je pas të gjithëve.

Gjithë jetën inati na ka mbajtur gjallë, tha!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull