Edhe në ditën e dytë të fushatës së vaksinimit, studentët që kanë marrë dozën e injeksionit anticovid ishin të pakët.
Deri më tani në universitetin e Elbasanit dhe atë të Korçës, ndonëse nuk ka një shifër zyrtare, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve janë të pavaksinuar.
OGERTA MANASTIRLIU
MINISTRE E SHENDETESISE
Duke filluar nga java tjeter studentet duhet te paraqesin karten e vaksinimit.E vemtja menyre qe mesimi te zhvillohet normalisht eshte vaksinimi ne te kunderten nuk ka mesim normal, kjo sepse vaksinimi ndalon perhapjen e infeksionit.
SKENDER TOPI
REKTOR I UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI”
Kemi krijuar dy qendra vaksinimi njera prane korpusit ku jane rreth 4000 studente qe duhet te vaksinohen, e po ashtu kemi krijuar nje qender vaksinimi prane fakultetit te shkencave mjekesore teknike ku bejne pjese rreth 2000 studente qe jane ne proces vaksinimi .
DHIMITRI BELLO
REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇE
Kemi nje numer te konsiderueshme studentesh qe jane vaksinuar, numri i sakte nuk mund te dihet per momentin. Ne sapo perfunduam nje mbledhje te rektoratit ku u eshte kerkuar dekaneve per te patur nje informacion te perafert sesa eshte ky numer .
Për të parë nga afër ecurinë e procesit të vaksinimit në universitete, ministra manastirliu ishte në durrës, aty ku 40% e stduentëve kanë marrë dozat.
KSEANELA SOTIROVSKI
REKTORE E UAMD
Nuk e kemi një shifer konkrete, por gjithsesi me siguri mund te themi se nuk kemi vaksinim 100% ne radhet e studenteve.
Nga ana tjetër pavarësisht fushatës së autoriteteve shëndetësore, ende shumë studentë nuk janë të bindur mbi efikasitetin e vaksinës.
Studime ndërkombëtare kanë treguar se vaksina nuk e ndalon përhapjen e vurusit, por shërben për të ulur format e rënda të sëmundjes dhe hospitalizimet.