Tërmeti 6.3 ballë, sizmiologët grekë lëshojnë alarm për cunam

1 Minuta Lexim

Pas tërmetit të fuqishëm të rënë këtë të martë në juglindje të Kretës, një alarm për cunam ka ngritur shqetësimet e zyrtarëve.

Mediat greke kanë publikuar postimin e rrjetet sociale të sizmologut Gerasimos Papadopoulos, i cili u bën thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet.

“Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet. Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas.

Ndërkohë deri më tani, disa dëmtime janë regjistruar në ndërtesa, më e rëndësishmja është shembja e kishës së Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull