Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

1 Minuta Lexim

Mot me diell në veri dhe qendër, por vranësira të përkohshme në jug të vendit. Duke iu afruar mesditës, jugu kalon në kushtet e  kthjellimeve, të cilat bëhen mbizotëruese deri në mesnatë, në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rritje me rreth 2°C sjell mesdita kur termometri maksimal ngjitet në 26°C për zonat malore dhe mbi 30°C në zonat e ultësirës.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites dhe mbrëmjes me drejtim veriperëndimor, por era forcohet në mesatare rreth mesditës kur në brigjet detare pritet dallgëzim i përkohshëm rreth 3 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull