Guvernatori i Teksasit del kundër Biden, nxjerr urdhrin që ndalon vaksinimin…

1 Minuta Lexim

Guvernatori Greg Abbott i shtetit jugperëndimor të Teksasit në SHBA, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën që ndalon vaksinimet e detyruara kundër Covid-19 në këtë shtet.

“Asnjë entitet në Teksas nuk mund të detyrojë asnjë individ që të bëjë vaksinën, përfshirë punonjës apo konsumatorë, që kundërshtojnë të vaksinohen për arsye personale, besim fetar, apo arsye mjekësore, përfshirë kur e kanë kaluar më parë COVID-19, “thuhet në urdhër.

Abbott është një nga disa guvernatorë republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë kundërshtuar nismat e presidentit Joe Biden për të frenuar pandeminë gati dyvjeçare, përfshirë moslejimin e zbatimit të udhëzimeve të qeverive lokale dhe shkollave për mbajtjen e detyrueshme të maskave.

“Vaksina COVID-19 është e sigurt, efektive dhe mbrojtja jonë më e mirë kundër virusit, por duhet të mbetet vullnetare dhe kurrë e detyruar”, tha Abbott.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull