Viti i ri shkollor dhe pandemia/ Ministrja Kushi tregon çfarë do të ndodhë nëse situata përkeqësohet

1 Minuta Lexim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në seancën dëgjimore për masat e marra që janë marrë këtë fillimviti të ri shkollor, u shpreh se janë të përgatitur nëse situata epidemiologjike në vend rëndohet.

Ajo deklaroi se janë planifikuar 500 kuota shtesë për të zëvendësuar mësuesit në rast të skenarit më të keq.

Kushi mohoi akuzat e demokratëve se mësuesve iu është ushtruar presion për të qenë pjesë e fushatës zgjedhore.

“Ne jemi të përgatitur i kemi të gjitha skenarët megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me covid, karantinë. Ne për t’i paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull