Stuhi e frikshme në Turqi, era e fortë rrëzon minaren e xhamisë (VIDEO)

1 Minuta Lexim

Turqia prej ditësh është përfshirë nga moti i keq. Stuhitë kanë mbërthyer pjesën jugperëndimore të vendit.

Dëmet e shkaktuara nga erërat e forta kanë qenë katastrofike. Ato rrëzuan çatitë e disa shtëpive dhe dyqaneve, ndërsa ka rënë edhe maja e një minareje në një xhami në qytetin Nazili.

Pamjet e rërzimit të majës së minares u publikuan në rrjetet sociale, ndërsa banorët u frikësuan dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull