Ashtu siç ishte paralajmëruar Komisioni i Venecias ka marrë në shqyrtim “dosjen” shqiptare për të dhenë opinioni lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, ku opozita bojkotoi, maxhoranca në pushtet fitoi me shumicë në garim me vetveten, ndërkohë që dhe Presidenti u shpreh kundër mbajtjes së tyre në 30 qershorin e atij viti. Madje nëpërmjet një vendimi të dytë Presidenti Meta caktoi vjeshtën e 2019i si datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të anulluara prej tij.
Në përgjigje të kërkesës që Shoqata e Bashkive i adresoi Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit Komisionit të Venecias, pas shqyrtimit, nëpërmjet një draft-opinioni, Komisioni u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Çka le të kuptohet se Kushtetuesja nuk merr përsipër ta shqyertoj kërkesëne Shoqatës së Bashkive dhe respektivisht zgjedhjet vendore quhen të vlefshme./Arberia News.net