Seriali numër 1 në botë, Squid Game thyen rekordin e shikueshmërisë

2 Minuta Lexim

Duke se njerëzit nuk po ndalojnë së pari Squid Game, duke e kthyer në serialin më të ndjekur në Netflix.

Kompania e prodhimit, njoftoi në Twitter të martën, se shfaqja koreane arriti një shifër rekord me 111 milionë shikues, duke tejkaluar Bridgerton.

Netflix, i cili publikon vetëm disa metrika dhe të dhëna të shikueshmërisë, përfshiu një video, me të cilën shoqëron njoftimin, ku spikeri i emisionit falendëron shikuesit për mbështetjen.

Unë do të doja t’ju falënderoj nga zemra të gjithëve! 111 milionë prej jush e kanë e bërë Squid Game serialin numër 1 në botë.”

Squid Game u publikua më 17 shtator dhe, vetëm dy ditë më vonë, hyri në 10 shfaqjet kryesore në nivel global. Të nesërmen, ishte në Nr. 2 para se të zinte vendin Nr.1 më 21 shtator.

Seriali që më parë mbante vendin e parë, sipas Netflix, ishte Bridgerton, me 82 milionë shikues në janarin e kaluar.

Shkrimtari dhe drejtori i shfaqjes, Hwang Dong-hyuk, në një intervistë me CNN Film School, foli në lidhje me sezonin e mundshëm të dytë se “nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin”, por për shkak të entuziazmit nga fansat, ai është “me të vërtetë duke e menduar një sezon të dytë. “

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull