Duke komentuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”, kryeministri Edi Rama deklaroi pak më parë në Kuvend se biznesmenin italian, Francesco Becchetti, është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Rama sqaroi opozitën se PS është kundër Komisionit hetimor për “Becchettin” sepse Gjykata e Arbitrazhit ka kërkuar të ruhet konfidencialiteti nga të dy palët që janë në gjyq.
‘Keni bërë një kërkesë për ngritje e komisionit hetimor që të zbardhen të gjitha veprimet, dhe thoni që në fillim në prill 2021 u njoh me vendimin Becheti. Ma tregoni vendimin, vendimin me të cilin ju jeni njohur. Po ju shpjegoj nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Sipas gjykatës bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut dhe dëmtime interesave të vendin në lidhje me një procedurë të proces. Vendimi i referohet një vendimi konfidenacial sipas vetë gjykatës. Konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata ndërkombëtare këtë e dini ju, nuk e them për të trembur, por pse nuk bëhet ky komision. Ju nuk shpjegoni burimin zyrtar publik. As në prill 2021 dhe as sot, vendimi nuk është në faqen e Gjykatës. Është një porces penal në prokurorinë e Tiranës, ku priten të thirren dëshmitare, që prej disa muajsh po kërkohen. Ky që thoni ju është në kërkim dhe ju po mbroni një njeri në kërkim. Po shpifni se shteti shqiptar ka filluar të paguajë. Nuk është e vërtetë. Ky komision hetimor shkel parimet kushtetuese dhe dëmton interesat e Kushtetutës.Komisionin në fjalë duhet ta harroni se komisioni në fjalë nuk bëhet’- tha Rama.