Stuhitë kanë mbërthyer Greqinë prej disa ditësh duke e bërë të vështirë qarkullimin.
Por makthin e vërtetë e kanë përjetuar disa pasagjerë brenda një autobusi. Në momentin kur mjeti po përshkonte rrugën Ethnikis Anistaseos në Kalamaria ra në një gropë që u hap në mes të rrugës.
Pasagjerët dhe shoferi arritën të dilnin pa asnjë problem nga autobusi, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
E frikshmë është fakti se një incident i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar, pikërisht në të njëjtin vend.