Tragjike/ Gjenden katër turistë të pajetë në një hotel në Qerret

2 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbremjen e djeshme në Qerret.

Katër turistë rusë janë gjetur të pajetë në një hotel.

Deri më tani bëhet me dije se personat janë dy djem dhe dy vajza.

Ata janë gjetur të vdekur brenda ambjenteve te saunes ne hotel, ku dyshohet se jane asfiksuar.

Dyshohet se 4 shtetasit rusë, – dy burra e dy gra – kanë qëndruar në sauna më shumë sesa lejohet.  Ekspertët po kërkojnë të zbulojnë shkaqet e asfiksisë. Nëse turistët kanë konsumuar alkool apo ndonjë substancë narkotike.

Policia po merr në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar mës shumë për rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyrë dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna.

Tre prej viktimave kanë të njëjtin mbiemër e mendohet se ata kanë lidhje familjare.

Viktimat janë identifikuar si
Natalia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkova, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull