Mali i Zi: Gjendje e rëndë me virusin Corona

2 Minuta Lexim

Nga fillimi i pandemisë në Mal te Zi kanë humbur jetën 2059 qytetarë. Autoritet shëndetësore apelojnë tek popullata që të vaksinohet.

Situata epidemiologjike me virusin Corona në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë. Me përhapjen e variantit Delta është shënuar edhe rritja e numrit të të sëmurëve nga Corona, sidomos tek të rinjtë. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritet thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Vaksinimi i popullatës ende lë për të dëshiruar

Në Mal të Zi vaksinimi masiv  kundër COVID 19  ka filluar më 4 maj. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 41,2 përqind, ndërsa tërësisht janë vaksinuar 38,4 përqind  e popullates së përgjithshme. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, numri më i vogël i të vaksinuarve shënohet në radhën e të rinjve. Ndërkohë që ka filluar edhe marrja e dozës së tretë, sidomos për personat mbi 60 vjeç.

Institut für Gesundheit in Montenegro I Coronavirus

Së fundmi janë shënuar edhe raste  të të infektuarve në radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe në Universitete. Por Ministria e Arsimit, Shkencës, Kultures dhe Sportit  thotë, se nuk ka të dhëna për numrin mësuesve të vaksinuar.

Edhe pse situata me virusin Corona vazhdon të jetë e rënduar,Instituti i Shëndetit Publik në masat e fundit të prezantuara nuk ka rekomanduar masa shtesë të kufizimeve. Mbajtja e maskave është pothuajse minimale, lokalet dhe qendrat tregëtare janë të hapura, e në restorante e bare, nuk kërkohen teste.

Institut für Gesundheit in Montenegro I Coronavirus

Gjermania ndihmon Malin e Zi  në përballjen me pandeminë 

Ministrja e Shëndetesise e Malit te Zi Dr. Jelena Boronoviq-Bojoviq po kryeson delegacionin malazez në vizitën zyrtare në Institutin Robert Koch dhe Spitalin Universitar Charite. Ministrja paralajmëroi nga Berlini se Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë do t’i dhurojë Malit të Zi terapitë më bashkëkohore për stadet fillestare të sëmundjes COVID, me vlerë 3.172.454 euro. Po ashtu pritet dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve./ Vera KATANA-DW/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull