Vjosa Osmani kritikon BE-në: Brukseli kundërshton vettingun, mban peng liberalizimin e vizave

2 Minuta Lexim

Shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian kundërshtojnë procesin e vettingut  në Kosovë.

Deklarata vjen nga presidentja Vjosa Osmani, e cila gjatë një interviste për mediat vendase mbrojti serish procesin duke theksuar se zyrtarët e Brukselit duan të bllokojnë financimin për projekte te medha si dhe liberalizimin e vizave.

 VJOSA OSMANI

“Ka zyrtarë të caktuar të BE-së, sepse ta them qartë ne kemi komunikim për këtë që nuk kanë ndonjë interes që Kosova të shënojë sukses në fushën e sundimit të ligjit sepse ashtu pengojnë financimit të projekteve procesin e liberalizimit të vizave dhe krijojnë arsye që ta bllokojnë Kosovën. Ka individ që nuk e dojnë progresin e Kosovës por ka miq të shumët që e mbështesin vettingun.. E njoh mjaftueshëm BE-në si funksionon që nuk mund t’i anshkalosh përpjekjet për ta paraqitur gabim këtë proces të rëndësishëm”

Osmani u ndal edhe te situata kaotike e krijuar disa ditë më parë në veri të Kosovës. Ajo hodhi akuza ndaj Serbisë dhe Rusisë që po shkaktojnë tensione në rajon.

 “Krejt këtë duhet ta shohim në një pikturë më të madhe sesa vetëm çështja e dialogut Kosovë-Serbi. Këtu është përpjekja ruse për të shkatërruar gjithçka amerikane dhe evropiane që është arritur në rajonin tonë.Kur një shtet si Serbia me Rusinë rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rusë në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.”

Serbia, sipas Osmanit nuk është ende e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën për t’i dhënë fund tensioneve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull