Belgjikë – Një familje ka përjetuar një eksperiencë shumë të frikshme kur ka tentuar që të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven. Teksa ishte duke kaluar në urë, në këtë të fundit po aktivizohej procesi i ngritjes së urës për të kaluar një anije.
Momenti në fjalë është kapur nga dëshmitarët aty dhe është publikuar në rrjet. Videoja prej 18 sekondash tregon makinën e kuqe mbi urë. Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqet mbrapsht me këmbësorët pranë që duken tepër të frikësuar.
Siç shihet edhe nga pamjet, me ngritjen e urës përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin një çifti dhe fëmija i tyre 1 vjeç e gjysmë.
Është bërë e ditur se tre pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë. Më pas u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.
Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë njoftuar se bKompania, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e urës, po kryen një hetim në bashkëpunim me autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti. Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.