Personi që u ekzektua mëngjesin e sotëm në Laç, mësohet se është një ish-polic.
Viktima është identifikuar si Xhelal Reçi, 60 vjeç. Biznesmeni nga Laçi është ekzekutuar rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.