Pas kërkesës së vajzave hyn një djalë në BB VIP, ja kush është

1 Minuta Lexim

Pas kërkesës së vajzave, në shtëpinë e “Big Brother VIP” hyri mbrëmë një djalë. Pas daljes së Sheilës dhe Palomës, vëllai i madh vendosi që t’u dërgojë konkurrentëve një aktor të njohur të teatrit shqiptar.

Bëhet fjalë për Igli Zarkën, i cili përveçse aktor, është edhe pedagog në një universitet privat të Tiranës. Ai ka luajtur edhe disa role në kinema. Së fundmi, ai është shfaqur në serialin “Nina” që transmetohet në RTSH, si edhe në filmin “Albanian Virgin”, premiera e së cilit u mbajt vetëm pak javë më parë.

Zarka ka qenë edhe protagonist i dramës psikologjike “Equus” që është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vite më parë, duke u bërë kështu i pari aktor që është shfaqur nudo në një shfaqje teatrale në vendin tonë.

Igli njihej nga jashtë me dy nga banoret e shtëpisë, me Semin dhe me Monikën, ndërsa me të tjerët do të njihet gjatë ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull