Skandali me ‘Unazën e Madhe’/ Zbulohet skema e zhvatjes nga Balluku dhe Berberi

5 Minuta Lexim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Drejtori i Rrugëve kanë përdorur një skemë zhvstje për të rritur fondin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Brenda dy muajve, Balluku dhe Berberi kanë shtuar me plot 5 milionë euro fondin e ndërtimit të Lotit 1. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, të dala pikërisht nga ARRSH-ja, ndërtimi i këtij segmenti u shty me disa muaj, duke ngritur dyshime të mëdha se ky fond shtesë mund të jetë pikërisht “bakshishi” i zyrtarëve.

Por, me procedura të dyshimta, ARRSH-ja fillimisht shpalli tenderin me vlerë 20 milionë euro. Më pas e anuloi dhe e rishpalli, por kësaj here me vlerë 25 milionë euro. Por, përse do të përdoret ky fond? Për punë në terren apo për punë burokratike?!

Screenshot 1
Faksimile: Tenderi i shpallur nga ARRSH-ja në muajin gusht 2021 me vlerë 20 milionë euro

Por, le t’i marim me radhë dokumentet, duke ballafaqur pikërisht atë çka shkruan Berberi i ARRSH-së. Në muajin gusht 2021, sipas dokumentit të mësipërm, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi një tender me objekt “plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”. Nisur nga objekti “plotësimi”, do të bëheshin punime që ishin parashikuar për t’u bërë në kontrata të mëparshme dhe po paguhej para’ shtesë. Por, lë të shikojmë fondin.

Në dokument thuhej se fondi limit ishte plot 2.375.552.033 pa TVSH, ose rreth 20 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 24 muaj, ndërsa tenderi ishte parashikuar për t’u zhvilluar në datën 15 shtator 2021. Natyrisht, për të tilla tendera firmat e ndërtimit “shqyhen” me njëra-tjetrën, madje arritën të krijonin firma fiktive me qëllim shtimin në dorë të këtyre shumave. Por, pas skandalit të DH Albania në kohën e Gjiknurit dhe Qendros, tashmë Balluku dhe Berberi kanë ndarë “tortën”, duke bërë sërish garë fiktive, siç edhe e konstatoi Boldnews.al para pak javësh.
LEXO EDHE  Kosova ka më shumë se dhjetë miliardë tonelata qymyr, zë vendin e pestë në botë për nga sasia
WhatsApp Image 2021 11 02 at 08.23.33
Faksimile: Në mes të muajit tetor 2021, ARRSH njoftoi se në këtë tender nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme

Më sipër faktuam se tenderi do zhvillohej në datën 15 shtator. Por, ky tender nuk pati fitues. Në dokumentin e mësipërm, ARRSH ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për anulimin e tij. “Arsyet e Anulimit janë bazuar në ligjin ‘për Prokuriminn Publik’, neni 98, pika 1” thotë Berberi, ndërsa njoftimi është dorëzuar në datën 6 tetor 2021.

WhatsApp Image 2021 11 02 at 08.23.33 1
Faksimile: Baza ligjore mbi anullimin e tenderit

Sipas këtij ligji, “autoriteti ose enti kontraktor anulon procedurën e prokurimit në rastet kur: b)në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”. Por, njoftimi i ARRSH-së është shumë i thatë, nuk ka asnjë detaj se cila ishte oferta e papërshtatshme. Madje, asnjë informacion nëse kishte apo jo ofertë apo nëse po, cilat ishin?

WhatsApp Image 2021 11 02 at 08.23.34
Faksimile: ARRSH ka rihapur këtë tender, por kësaj here me 5 milionë euro më shumë

Në datën 6 tetor 2021, ARRSH tha se kishte anuluar tenderin me vlerë 2.375.552.033 lekë, ose rreth 20 milionë euro. Ndërkohë, po në fund të muajit tetor 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i diktuar nga Balluku ka rihapur të njëjtën procedurë konkuruese, por kësaj herë me një vlerë më të lartë.

“Objekti i procedurës së prokurimit është “plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”. Pra, i njëjti! Por, shikojeni pak shumën: 2,865,000,000 lekë.

Dukshëm më lartë sesa vlera e parë prej 2.375.552.033. Ose më saktë, rreth 5 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, me TVSH rreth 5 milionë euro. Pra, një skemë e qartë zhvatjeje, ku me një të rënë të lapsit te Ballukut dhe Berberit shqiptarët do të paguajnë plot 5 milionë euro më shumë për këtë vepër. /Boldnews.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull