Ballkani i Hapur/ Rama: Nga janari fillojmë të japim rezultate konkrete në kufij

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe zv. Ministrin maqedonas Dimitrov, dha pikatat kryesore të bisedimeve të deritanishme për “Ballkanin e Hapur”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rma theksoi se në dhjetor do të japin rezultate konkrete. Ai bëri me dije se duke filluar nga janri do të fillojë një relaksim i ndjeshëm në kufij për kompanitë, distributorët dhe fermerët në pikat kufitare.

“Më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme. Si të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona që mbeten të vogla. Nëse integrohen me njëri-tjetrin kthehen në një treg të rëndësishëm jo vetëm për aktorët tanë të tregut por edhe investimet e huaja direkte në këtë zonë.

Kjo shihet në Serbi edhe në vende të tjera. Që të përfitojmë investime të huaja direkte që sjellin punësim cilësor duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Më vjen shumë mirë që na u dha mundësia të ballafaqohemi direkt me sipërmarrës nga Shqipëria, Serbia, RMV dhe me problemet e tyre reale. Ata kërkuan që ato që ne nënshkruajmë të kthehet në realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet.

Duke ndenjur me ditë në kufi shtohen kostot por në mënyrë marramendëse edhe kostot negative mbi vetë produktet.

I bie që qumështi të bëhet kos deri të hënë, nga e premtja. Nga Konispoli deri në serbi, nga ara në treg duke i kaluar nëpër dogana apo tre javë për të pritur konfirmimin nga agjencia e vendit tjetër për produkte që t’i sjell nga një vend tjetër.

Në dhjetor do të japim rezultate konkrete. Në janar do të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët. Kam shpjeguar që të gjithë fermerët që e kanë të lidhur prodhimin e tyre me eksportin dhe që kanë pjesë të hapësirës ku operojnë Maqedonië e Veriut dhe Serbinë, janë mbështetësit më të mëdhenj të Ballkanit të Hapur. Ballakni i Hapur është një nismë në shërbim të mirëqënies ekonommike dhe shoqërore”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull