Koronavirusi ka mbyllur një klasë në gjimnazin e Këlcyres. Mësohet se në këtë klasë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, shtatë nga 20 nxënësit që ka gjithsej grupi.
Mësohet se inspektorët e ISHSH Gjirokaster kanë ndërhyrë dhe kanë kërkuar mbylljen e klasës me qëllim shmangien e infektimit të nxënësve të tjerë.
Klasa do të rihapet pas 14 ditësh.