MASHTRUESIT E BABËZITUR NUK JANË ÇËSHTJE PERSONALE

3 Minuta Lexim
Kostot e skemave piramidale nuk janë thjesht personale. Post-trauma nga pandemia, pasiguria në rritje, paqartësite dhe frika për të ardhmen nuk janë thjesht personale. Kjo situatë ekonomike, sociale dhe psikologjike është e favorshme për “lulezimin” e skemave piramidale.
Nga Arben MALAJ * –
… Mashtruesit e babezitur keqpërdorin deri edhe besimin ne Zot, për të vjedhur sa më shumë para. Viktimat kanë kosto të mëdha jo vetem individuale. Ata te joshur/mashtruar nga normat e larta te interesave humbasin kursimet per moshen e pensionit, humbasin fondet e pensioneve, humbasin depozita për mirë-arsimimin e fëmijëve, nipërve dhe mbesave. Ata marrin hua nga fëmijët dhe të afërmit dhe i humbasin paratë e tyre.
Skemat mashtruese po favorizohen gjithnjë e më shumë nga “përparësitë” e marketingut dixhital, pasi shpejtësia është e jashtëzakonshme, gjeografia për të rritur numrin e depozituesve/viktimave eshte globale dhe kostot financiare për arritjen e mashtrimit janë minimale.
Parandalimi është strategjia më e mirë afatmesme dhe afatgjatë. Identifikimi dhe penalizimi i mashtruesve është një detyrë ligjore dhe një e mirë publike sepse redukton numrin e viktimave të mundshme dhe kostot e tyre direkte dhe indirekte edhe në buxhetin e shtetit.
Hapi i parë – Qeveria duhet të financojë nje arsimin intensiv me të gjitha mjetet e komunikimit publik kundër këtij rreziku në rritje, duke u fokusuar tek depozituesit dhe investitorët me njohuri minimale për të kuptuar thelbin e mashtrimit.
Hapi i dytë – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë – duhet të ofrojnë këshilla online falas 24/7 për çdo investitor që mund të jetë viktima e radhës.
Rritja e të varfërve nga mashtrimet financiare mund të rrisë në të njëjtën kohë kostot varfëruese për individët, familjet e tyre por edhe për buxhetin e shtetit.
Hapi i tretë – Autoritetet e Mbikëqyrjes së Tregut financiar – duhet të jenë proaktive në parandalimin e këtyre skemave mashtruese. Kjo nuk është një detyrë e lehtë pasi çdo vit në SHBA në forma të ndryshme shfaqen rreth 20 mijë kompani me risk të lartë për të funksionuar si skema piramidale, por është një detyrim ligjor për një të mirë publike.
Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i  Arberia News. net/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull