“Çmimet e energjisë, kalimtare”/ Sejko: Ekonomia do të rritet

1 Minuta Lexim

Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve në tërësi dhe rritjes së inflacioni afër kufirit të lejuar, Banka e Shqipërisë vlerëson se ende nuk është koha për të ndërhyrë në shtrëngimin e politikës monetare. Për kreun e bankës, fokus kryesor është monitorimi i ecurisë së çmimeve të karburanteve dhe gazit, dhe impakti që do të kenë në ecurinë e mëtejshme të inflacionit.

 

“Çmimet e energjisë do të kenë efekte kalimtare, pra të përkoshme, gjithsesi ato janë në monitorimin tonë. Nësë do të provohet se ato do të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata, ne do të ndërhyjmë në shtrëngimin e politikës monetare. Pritshmëritë tona janë që ekuilibri i kërkesë-ofertës do të arrihet në 2022, kryesisht në gjysmën e dytë të vitit që vjen”, tha Sejko.

 

Por, edhe pse shtrenjtimi i çmimeve në tërësi përbën një rrezik edhe për ecurinë e mëtejshme ekonomike, kreu i bankës tha se këtë vit ekonomia pritet të ketë një rritje të kënaqshme, që luhatet nga 7-8%.

 

Në daljen e tij publike, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Sejko tha se norma bazë e interesit mbetet në 0.5%, por pritshmëritë janë që ndryshimi i saj të nisë nga viti 2022

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull