DOKUMENTI NDËRKOMBËTAR QË E SHPALL ISH MINISTRIN ILIR BEQAJ TË KORRUPTUAR

3 Minuta Lexim

Janë 5 vendime e akte zyrtare të Shtetit Shqiptar, që kanë vërtetuar se Ilir Beqja është falsifikator dhe hajdut i fondeve publike:
– Është Vendimi nr. 65, datë 21.10.2010 i parlamentit, votuar me 137 vota, pra dhe nga deputetët e PS, për heqjen mandatit të deputetit, si përfitues i paligjshëm nëpërmjet marrjes së tenderëve me firmën e tij “INTECH+shpk”.
– Janë 3 raporte të KLSH që konfirmojnë se në vitet 2014-2017, kur Ilir Beqja ishte Ministër Shëndetësie, ka bërë abuzime të rënda ligjore dhe korrupsion 713 milionë Euro me tendera, ankande, zhdukje ilaçesh si gjoja të skaduara dhe PPP në shëndetësi.
– Është Vendimi Nr. 44, datë 7 tetor 2011 i Gjykatës Kushtetuese, që ka konfirmuar akuzat e Parlamentit ndaj Ilir Beqjes, dhe i ka hequr mandatin e deputetit vetëm me 1 votë kundër.
Mirëpo prej 10 vitesh, Ilir Beqja nuk është prekur nga drejtësia shqiptare, paçka së është certifikuar me prova zyrtare e vendim të Gjykatës Kushtetuese, si simboli i korrupsionit dhe hajdutërisë së fondeve publike.
Këto prova, janë konfirmuar dhe nga Gjykata e Strasburgut, me Vendim-Kërkesa nr. 26512/12, datë 14.10.2021; e cila e ka damkosur si hajdut, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Vendimi përfundimtar gjyqësor i Drejtësisë Europiane kundër Ilir Beqjes, është marrë nga Dimitry Dedov-kryetar, Viktoriya Maradudina-Zv/kryetare dhe Peeter Roosma e Andres Zünd, gjyqtarë të Seksionit të 3-të; pavarësisht se Edi Rama, nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, kishte dërguar raport “Pro” bashkë-hajdutit në shëndetësi.

Detyra dhe detyrimi i SPAK-ut

Tashmë, përveç 2 kallëzimeve penale me dosje provash zyrtare për korrupsionin e Ilir Beqjes, SPAK ka në dorë dhe vendimin e Gjykatës Europiane, që ka konfirmuar provat për përfitime të paligjshme prej ish-deputetit të Shkodrës.

Pra, gjersa dhe Starburgu e “certifikoi” Ilir Beqjen, si hajdut të fondeve publike, SPAK duhet ta çojë në burg si ish-ministrin që ka bërë 713 milionë Euro me tendera, ankande, zhdukje ilaçesh si gjoja të skaduara dhe PPP në shëndetësi, duke lidhur kontrata të paligjshme e me dokumente false.
Për prangosjen e “sheikut” Ilir Beqja me Bar-Restorant “Egzona” 1 milionë Euro në qendër të Tiranës; SPAK-ut i mjaftojnë vetëm dosjet e 2 koncesioneve që i ka në sirtar prej 1 viti: Sterilzimi i pajisjeve mjekësore 100 milionë Euro dhe “Check-up” 130 milionë Euro.
FAKT/ Nuk është rastësi, që Ilir Beqja në Gjykatën e Strasburgut kishte avokat përfaqësuesin ligjor të Vilma Nushit, të cilës në 4 vite si ministër, përveç koncesionit të “Check-up”, i ka dhënë 52 milionë Euro tendera ilaçesh të skaduara dhe aparturash e pajisjesh mjekësore prodhime të viteve ’70-të. SPAK i ka këto prova./Pamfleti

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull