Nga Vladimir MUÇAJ-
Prej disa ditësh qytetarët e Fierit po përballen me një situatë skandaloze të nivelit të ndotjes së lumit Gjanica.Era e rëndë dhe ngjyra e zezë e lumit është e padurueshme dhe e papranueshme për komunitetin fierak.Të pyetur nga ana jonë ata shprehin revoltën e tyre për Drejtorinë Rajonale të Mjedisit dhe për drejtuesit e saj që qëndrojnë indifirent dhe të matufepsur përballë kësaj situate.Në çdo vend normal ,madje edhe ato vende të botës së tretë drejtuesit e zyrave rajonale mjedisore qe jane garant në mbrojtjen e mjedisit do të ishin dorhequr dhe të ndiqeshin penalisht për mosveprim dhe jo të flinin gjumë e të bënin gjoja perpilime disa proçesverbaleve paçavure që mbasi qetësohet situata e më pas konstative vetën në copa letre te formatit A4 hidhen në kosh.
Nuk është cudi e madhe! Ndodh rëndom në vendin tonë qe drejtuesit e institucioneve janë nga natyra të paafte por per të qëndruar në ato poste mbrohen nga kushërirat deputete,krushqia ,etj. Sipas informacioneve tona dhe drejtori i Mjedisit në Fier qënkërka me fat! E paska një mbështetje atje lart tek “Byroja e Partisë”! Për sa kohë që në institucionet të kësaj rëndësie do të rekomandohen profile të tillë drejtuesish qytetarët e Fierit dhe gjithë taksapaguesit do të përballen me të tilla situata katastrofike mjedisore! Rasti është prezent dhe sot dhe dje dhe vjet dhe mesa duket kështu do vijoj sepse rasti pason rastin me Drejtor të cilët mburojë kanë Partinë dhe jo aftësinë! ( Kaq për sot)