Si pasojë e një sherri banal dy barinjë nga fshati Vllahinë e Vlorës kanë përfunduar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore pasi kishin pësuar plagë problematike. Protagonistët e përplasjes fizike janë A.Shahaj dhe L.Shoraj të cilët kanë debatuar për kullotat e bagëtive. Debati është agravuar tej kufirit duke degjeneruar në përplasje fizike mes tyre.
Pas sherrit me grushte dhe sende të forta dy shtetasit kanë pësuar lëndime fizike e janë shoqëruar në spitalin e Vlorës me disa fraktura. Policia ka shkuar në zonë dhe ka shoqëruar dy autorët e sherrit.
Burime të “Fax News” thonë se iniciator i sherrit është shtetasi A.Shahaj dhe debati ka nisur për tokat ku kullosin bagëtitë.