Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të dënuarve në Burgun e Drenovës, pas infektimit nga koronavirusi.
Numri i të burgosuave që janë transportuar drej spitalit të Tiranës ka shkuar në tre. Edhe pse po marrin mjekim më të specializuar, ende ndodhen në kushte jo të mira shëndetësore.
Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur.