Banorët e “Big Brother” kanë marrë disa minuta më parë nëpërmjet një zarfi lajmin se aktori Igli Zarka ka lënë një mënyrë të menjëhershme shtëpinë për arsye shëndetësore.
Banorët e “Big Brother” kanë marrë disa minuta më parë nëpërmjet një zarfi lajmin se aktori Igli Zarka ka lënë një mënyrë të menjëhershme shtëpinë për arsye shëndetësore.
“Banorë, “Vëllai i Madh” ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimet e nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga “Vëllai i Madh”.
Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti. Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu.
Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë.