Duket se në këtë mesvjeshte, zjarri nuk i ndahet gështenjave të Labinotit-Mal në Elbasan. Një javë më parë, në ditën e festës së gështenjave, zjarri e sfumoi gëzimin e kësaj dite. Sërisht sot zjarr. Mes flkavë është përfshirë një masiv i konsiderueshëm i gështenjave në këtë zonë.
Mësohet se zjarri ka nisur që dje dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe. Kjo, shtrirje, edhe për shkak të erës. Ashtu si edhe në herën e parë, edhe në këtë rast, zjarri konsiderohet i qëllimshëm.
Zjarrifikëset dhe banorët po përpiqen të fikin flakët me mjete rrethanore. Në këto shpate malesh të thepisura, nuk ka rrugë për të ndërhyrë mjetet zjarrfikëse. Autorët e zjarrvënies mbeten ende anonimë!